Remzi Ejupi flet për KALLXO.com, shpall kandidaturën për të parin e FFK-së

Remzi Ejupi do të jetë njëri prej kandidatëve për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Remzi Ejupi për KALLXO.com është shprehur se do të jetë njëri prej kandidatëve për postin e të parit të FFK-së.

“Me mbështetjen e klubeve dhe të gjithë sportdashësve jam i gatshëm për t`iu futur garës për të parin e FFK-së”, ka thënë Ejupi për KALLXO.com

Ejupi po ashtu tha se mënyra e kandidimit për të parin e FFK-së duhet të ndryshojë.

“Unë besoj që forma e aplikimit duhet të ndryshojë, zgjedhja duhet të jetë transparente, duhet të jenë të paktën katër kandidatë në garë, duhet të largohet ajo praktikë që të grumbullohen nënshkrimet vetëm për një person”, ka thënë Ejupi për KALLXO.com

Ai po ashtu është shprehur se nëse nuk ndryshon kjo formë atëherë nënshkrimet duhet të mblidhen në qershor dhe jo më herët.

“Nënshkrimet duhet të mblidhen në qershor për arsye se vetëm atëherë mund të shpallen zgjedhjet, çdo nënshkrim i parakohshëm është shantazh ndaj klubeve, andaj mendoj që nënshkrimet duhet të mblidhen pas shpalljes së zgjedhjeve, andaj ftoj klubet që të mos të lejojnë që të shantanzhohen”, është shprehur Ejupi për KALLXO.com.