COVID-19, LAJM I FUNDIT

Rekord infektimesh me COVID-19, brenda 24 orëve

Një i vdekur e plotë 1,370 raste të reja me COVID-19, janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit. Ky është numri më i madh i të prekurve me këtë virus në Kosovë, brenda një dite.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, këto shifra kanë rezultuar të tilla, pas testimit të 9,160 mostrave të qytetarëve.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559,007 doza të vaksinës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19,538 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19, është 6.815.