Ramiz Lladrovci - 12.04.2019 - FOTO KALLXO.com

Reagon Ramiz Lladrovci pas kërcënimit ndaj tij

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,  ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë atij.

Ai në një deklaratë, ka thënë se kërcënimin e ka marrë para dy ditësh në rrjete sociale.

Lladrovci ka thënë se rastin e ka dërguar te organet e rendit dhe pret nga ta që të ndërmarrin veprime sipas përgjegjësive të tyre.

“Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.  Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar Lladrovci.

KALLXO.com sot gjatë ditës ka raportuar se personi, i cili ka kërcënuar Lladrovcin është arrestuar.