Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Kërcënohet Ramiz Lladrovci, arrestohet i dyshuari

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar dy ditë më parë rreth orës 10:40 përmes rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull/shqiptar/kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me kryetarin Lladrovci por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk është përgjigjur.