Foto: PDK

Reagon PDK: Jemi parti opozitare, nuk e kemi diskutuar hyrjen në Qeveri

Ditëve të fundit është komentuar në media se Partia Demokratike e Kosovës mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës dhe pjesë e qeverisë Hoti.

Mirëpo, zërat e përfshirjes së PDK-së në qeveri i ka përgënjeshtruar sot gjatë ditës zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se PDK është parti opozitare dhe nuk është diskutuar mundësia e përfshirjes në qeveri.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve”, ka shkruar në Facebook Avni Bytyqi, zëdhënës i PDK-së.

Momentalisht PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, derisa LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet përbëjnë shumicën në Kuvend.