Foto: Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, Facebook

Reagon Latifi për vdekjen e 17 vjeçarit në një aksident me motoçikletë në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar për vdekjen e një 17 vjeçari, i cili e humbi jetën nga një aksident me motoçikletë mbrëmë në Rahovec.

Latifi ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë nxënës i klasës 11-të në shkollën “Xhelal Hajda – Toni”.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba” – ka shkruar Latifi në Facebook.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 22.06.2024 rreth orës 22:00 në Rahovec një person derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës dhe duke u rrokullisur.

Sipas Policisë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku kujdestar atje ka konstatuar vdekjen e tij.