Reagon KShC, përjashtimi nga ENQA shqetësues por jo befasues

Këshilli Shtetëror i Cilësisë k reaguar ndaj përjashtimit  të Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2019 nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Në deklaratën për emdia KShC thotë se vendimi ishte i drejtë “dhe reflekton problemet strukturore të AKA dhe trashëgiminë e lënë pas ndërhyrjeve të vazhdueshme politike në punën e Agjencia e Kosovës për Akreditim”

“Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) vazhdimisht ka bërë publike shqetësimet rreth politizimit të procesit të akreditimit dhe cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. KShC  thekson se akreditimi nuk është proces politik por profesional dhe i bazuar në standarde evropiane të cilësisë, sipas zonës evropiane të arsimit të lartë (ESG)”, thuhet në reagim.

Ata përmendën edhe mungesën e resurseve dhe mungesën e pavarësisë.

“Të gjeturat e ENQA-s janë plotësisht korrekte dhe pasqyrojnë shtrëngimet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet AKA. Është brengosëse që AKA vazhdimisht është përballur me mungesë të mbështetjes, mungesë të burimeve njerëzore, pavarësi të cunguar, që ka pamundësuar fuqizimin dhe llogaridhënien e AKA-s”, thuhet në njoftim.

KShC ka përmendur edhe pasojat që dalin nga përjashtimi nga kjo organizatë

“Jemi të shqetësuar se vendimi i ENQA-s largon Kosovën nga komuniteti i zonës evropiane të arsimit të lartë dhe vështirëson barasvlerësimin e diplomave të marra nga instucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

Ata kanë bërë thirrje që të ketë “konsensus mbarë-kombtëar për përmiresimin e gjendjes dhe adresimet e të gjitha të gjeturave të ENQA-s dhe vendimit të marrë”.

Problemet në fushën e përfaqësimit ndërkombëtar të AKA-së nisën në vitin 2017 me vendimne e kryeministrit Ramush Haradinaj në vitin 2017 për të shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësë.

Fillimisht, AKA u përjashtua nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ndërsa iu degradua anëtarësimi në ENQA nga anëtare me të drejta të plota në anëtare nën shqyrtim.

Lidhur me largimin e AKA-së nga ENQA ka reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë.

KALLXO.com dje raportoi ekskluzivisht për vendimin e ENQA-s për mos ta vazhduar anëtarësinë e Kosovës.

Agjencia e Akreditimit të Kosovës përjashtohet nga ENQA