Reagon BE: Të shqetësuar për pezullimin e licencës së Klan Kosovës

Ka reaguar edhe Bashkimi Evropian në lidhje me pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), duke thënë se është shqetësuse.

Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, BE-ja ka thënë se është duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe vëmendja është tek ndikimi i mundshëm në lirinë e medias.

“BE mbetet e përshkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë” – thuhet në reagim.

 

MINT me 14 qershor  ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” Sh.P.K.

Ministria ka njoftuar ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Sot Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), do të mbajë një mbledhje ku ndër të tjera, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i çështjes së televizionit Klan Kosova.

Raportimet e KALLXO – LINK