Rastet e konfirmuara sot me coronavirus janë në Pejë dhe një nga Qendra e Studentëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar gjatë ditës së sotme se numri i të prekurve me coronavirus është rritur në 132.

Vetëm sot IKSHP ka thënë se janë testuar 105 mostra për coronavirus dhe nga ta gjashtë kanë rezutuar me coronavirus.

Sipas njoftimit të IKSHP-së të prekurit me coronavirus të konfirmuar sot se katër raste në Pejë më saktësisht në fshatin Llugagji janë raste kontakti, një rast është me vendbanim në Pejë dhe një tjetër që ka rezultuar pozitiv me Covid 19 është nga Qendra e Studentëve.

Gjithashtu IKSHP ka dhënë edhe lajmin e mirë për gjashtë të shëruar nga coronavirus.

Që nga 13 marsi e deri më sot gjithsej të konfirmuar të shëruar sipas IKSHP-së janë 16 persona ndërsa nga coronavirus një person ka humbur jetën.

Gjithashtu IKSHP ka njoftuar se që nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 3 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.074.290 raste të COVID-19 dhe 56.989 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (265.506), Italia (119.827), Spanjë (117.710),  Gjermani (89.838), Kina (81.620), Francë (59.105), Irani (53.183), Mbretëri të Bashkuar (38.168), Zvicër (19.606), Turqi (20.921), Belgjikë (16.770), Holandë (15.723), Austria (11.489), duke vazhduar me vendet fqinje si  Greqi (1.613), Serbi (1.476),  Kroaci (1.079), Slloveni (934), Maqedoni e veriut (430), Shqipëri (304) dhe Mali i Zi (174).

Deri me 3 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (14.681), Spanjë (10.935), Francë (5.387), Mbretëri të Bashkuar (3.605), Holandë (1.487), Belgjikë (1.143), Gjermani (1.230), Zvicër (591), Turqi (425),  Austri (168), Danimarkë (139), Poloni (65), Greqi (59), Serbi (39), Hungari (26), Luksemburg (31), Slloveni (20), Shqipëri (17), Bullgari (14), Maqedoni e veriut (11), Kroaci (8) dhe Mali i Zi (2).