Raportohen dy raste të dhunës në familje

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar që kanë ndodhur më 13 shtator 2022.

Në njërin rast i dyshuari ka ushtruar dhunë në familje dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, rreth orës 23:37.

Ndërsa në rastin tjetër, një grua ka raportuar se burri i saj dhe kunati kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë rreth orës 21:43.