Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Raportohen dy raste të deponimit të parave false në banka

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar dy raste të deponimit të parave false në banka, në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Sipas Policisë, në Prishtinë zyrtari i bankës ka raportuar se janë deponuar para të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor dhe është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti mbetet në hetime.

Ndërsa në Gjakovë, po ashtu një zyrtar i bankës ka raportuar se me 15 dhjetor klient të ndryshëm kanë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.