Ilustrim

QKUK jep detaje për të lënduarit nga zjarri në Ferizaj

10 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një zjarri që ka përshirë një ndërtesë kolektive të dielen në Ferizaj. Të njëjtit kanë marrë trajtim në Kliniken Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nga QKUK kanë konfirmuar për KALLXO.com se pas ekzaminimeve pacientët janë liruar në shtëpi.

“Disa persona kanë kërkuar mbrëmë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente, të njëjtit pasi kanë marr ndihmën mjekësore dhe ekzaminimet e nevojshme, janë liruar në shtëpi”- thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

KALLXO.com ka kërkuar informacione edhe nga Prokuroria në Ferizaj dhe është në pritje të përgjigjes.

Në raportin e Policisë thuhet se ndërtesa kolektive është përfshirë nga zjarri më 11.02.2024, në rrethana të panjohura.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetarë dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

10 persona të lënduar nga zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj