Ilustrim

QKUK hap konkurs për një anesteziolog

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e një anesteziologu.

Mungesa e mjekëve të këtij profili është problem i sistemit shëndetësor në Kosovë ndër vite.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve do të jetë nga 29 janari deri më 12 shkurt.

Kjo pozitë është hapur për kohë të caktuar, maksimum dy vite.

Kualifikimi i kërkuar është diploma e Fakultetit të Mjekësisë dhe licenca e specialistit të anestezionit, aftësi të mira të komunikimit dhe njohja e punës me kompjuter.

Përparësi thuhet se do të kenë kandidatët që kanë kryer trajnime të veçanta dhe kanë njohuri të mira të funksionimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.