Qindra qytetarë që kanë mbetur jashtë vendit pritet të kthehen këto ditë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se pritet kthimi i qindra qytetarëve të Kosovës që kanë mbetur në vende të ndryshme të botës pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit.

Përmes një komunikate për media, MPJ ka treguar se shërbimi diplomatik i Kosovës ka arritur marrëveshje mirëkuptimi me shtete të ndryshme, që t’ju vazhdohet leja e qëndrimit shtetasve kosovarë që kanë mundësi të qëndrojnë.

Ndërsa janë qindra qytetarë që janë duke pritur në për kthim emergjent në Kosovë, ndërsa më së shumti qytetarë ka në Zvicër.

“Për kthim në Kosovë u regjistruan: në Zvicër – 481 veta; në Gjermani – 420 veta; në Turqi – 259 veta; Suedi/Finlandë – 116 veta; Belgjikë – 84 veta; Mbretëri e Bashkuar – 61; Shtetet e Bashkuara të Amerikës – po ashtu 61 veta; Slloveni – 58 veta, Francë – 46 veta, dhe dhjetëra shtetas që ndodheshin në disa shtete të tjera”, thuhet në komunikatë.

MPJ poashtu ka treguar që të gjithë qytetarët e kthyer do të vendosen në karatinë për 15 ditë.

“Bëjmë të ditur se kthimi në këtë kohë varet nga masat që janë marrë prej shteteve të ndryshme dhe kapacitetet që ofrohen për karranitnim pas kthimit, meqë siç dihet tashmë, kushdo që aktualisht hyn në Kosovë, detyrohet që 14 ditë të qëndrojë i mbyllur në karantinën e caktuar nga institucionet përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.

Aktualisht në karantinë në qendrën e studentëve janë të vendosur një numër i madh i qytetarëve të kthyer nga vende të ndryshme.

Ndërsa 108 persona janë identifikuar si të prekur me virusin COVID-19