Coronavirusi, Konjufca: Në Kosovë zotohemi t'i kthejmë edhe 740 qytetarë 

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar se për shkak të pandemisë deri më tani i kanë kthyer në Kosovë pak më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë kërkuar të kthehen në vend.

Në mbledhjen e Qeverisë ai shtoi se deri në fund të muajit maj dhe fillim të qershorit do t’i kthejnë edhe 740 qytetarë.

“Deri tash kemi arritur që ti kthejmë pak më shumë se gjysmën e atyre që kanë kërkuar të kthehen. Kanë kërkuar të kthehen shumë më shumë sesa që kemi arritur të kthejmë në Kosovë. 1, 215 persona kanë dalë me urgjencë, dhe 1,500 kemi arritur ti kthejmë deri tash. Deri në fund të majit dhe fillim të qershorit zotohemi se do t’i kthejmë edhe  740 persona, qytetarë të Kosovës”, tha ai.

Konjufca ka thënë senë 100 ditëshin e tij në qeverisje, ka zhvilluar disa takime dhe ka marrë pjesë në samite të ndryshme ndërkombëtare.

Konjufca shtoi se mes tjerash ka kërkuar liberalizimin e vizave.