Kthehen 138 persona nga Londra

Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e bashkuar ka njoftuar se sot janë kthyer 138 persona nga Londra.

Qytetarët që qëndronin në kryeqytetin britanik vinin edhe nga shtet si Irlanda dhe Kanadaja.

“Sot u realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Londra për në Prishtinë. 138 qytetar që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra”, thuhet në njfotim.

Ambasada ka përmendur bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe me institucionet e Kosovës.

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm. E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mirë”, thuhet në fund të njoftimit.