Ilustrim - Logot e partive politike kosovare

Qeveria mbështet ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se ky projektligj parasheh t’i qartësojë disa dispozita ligjore.

“Me këtë projektligj parashihet të ndryshohet financimi i subjekteve politike me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, po ashtu edhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kosovës. Përvec diskutimit me partitë politike, ky projektligj është diskutuar edhe me organizatat ndërkombëtare”, tha Selmanaj.

Ai tutje shtoi se po ashtu kanë kërkuar edhe shqyrtim nga ana e Komisionit të Venecias.

“Po ashtu i kemi kërkuar Komisionit të Venecias që ta shqyrtojë dhe më datën 25 qershor na ka ofruar rekomandimet e bëra dhe më pas janë inkorporuar në draftin final”, tha më tej Selamanaj.