Qeveria Kurti shkarkon bordin e ujësjellësit "Mitrovica", nuk i tregon emrat e bordit të ri

Qeveria në detyrë ka shkarkuar bordin e KRU Mitrovica dhe ka emëruar një bord të ri në këtë ndërmarrje.

Sipas Qeverisë, ky bord është shkarkuar me arsyen se ka dështuar në realizimin e projekteve ndërkombëtare.

Ndonëse Qeveria Kurti ka shkarkuar bordin e vjetër të përbërë nga Sadri Konjuhi, Genc Mani, Halil Thaqi, Besim Shyti, Safet Sadiku, nuk ka treguar anëtarët e bordit të ri.

“Ndërmarrja ka dështuar në realizimin e projekteve ndërkombëtare. Janë shkelur detyrat feudiciare”, thuhet në arsyetimin e Qeverisë.