Probleme me pompat e ujit, në tre fshatra të Mitrovicës do të vendosen cisterna për furnizim me ujë
Në fshatrat Koshtovë, Kçiq dhe Vërnicë sot të vendosen cisterna për të furnizuar banorët e këtyre fshatrave me ujë.
Siç ka njoftuar KRU Mitrovica, aryseja e mosfunksionimit të pompave është për shkak të defekteve të shkaktuara nga vërshimet.
“Prandaj, sot nga ora 11:00 fshatin Kçiq do ta furnizojmë me ujë të pijes përmes cisternës e cila do të vendoset tek “Shkolla Fillore”, ndërsa në fshatin Koshtovë cisterna me ujë të pijes po ashtu nga ora 11:00 do të vendoset tek “Xhamia” e fshatit.Gjatë ditës një cisternë me ujë të pijes do të vendoset edhe në fshatin Vërnicë për të furnizuar banorët e fshatit me ujë të pijes” – thuhet në njoftim.
Gjithashtu, KRU Mitrovica ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në fshatin Zhabarë dhe Koprivë, me qëllim të rikithimit të furnizimit të ujit të pijes.
Ndërsa në Skenderaj, sipas njoftimit të KRU Mitrovica, furnizimi është në përrgjithësi i mirë, me përjashtim të fshatrave Prekaz, Polac dhe Kryshefc, në të cilët pritet të kthehet furnizimi shumë shpejtë.