Qeveria e rishikon buxhetin, shkon në 2 miliardë e 516 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2021, që sipas ministrit të Financave dhe Transfereve, ky buxhet shkon në 2 miliardë e 516 milionë euro.

“Të hyrat buxhetore kanë treguar performancë tejet të kënaqshme. Jemi në rrugë të mirë drejtë rimëkëmbjes”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas Muratit buxheti i rishikuar për vitin 2021 është 2 miliard e 516 milion euro. Kurse të hyrat do të jenë 2 miliard e 43 milion euro.

“Me këtë rishikim të hyrat buxhetore pritet të rriten 155 milion euro”, tha ministri Murati.

Sipas tij këto shifra kanë paraparë t’i arrijnë tek në vitin 2023, por po i arrijnë tash, në 2021.