Qendra e Studentëve kthehet në karantinë (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria ka marrë vendim që Qendra e Studentëve në Prishtinë, të shndërrohet në karantinë.

Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që vijnë nga jashtë dhe dyshohen se janë të infektuar me virusin COVID-19, do të vendosen në këtë karantinë, për tu trajtuar.

Qendra e Studentëve ka kapacitet për rreth 4 mijë persona.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se sot janë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të cilët ishin ngujuar jashtë. Të gjithë këtë ta rikthyer janë vendosur në Qendrën e Studentëve.

Konviktet vihen në karantinë

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 19 mars 2020