Kur do të dalë Prishtina nga karantina?

Tri javë pas  futjes në izolim, sonte kryeqyteti del nga karantina.

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti .

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të mos relaksohen dhe t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Këtë lajm Ahmeti e ka cilësuar të mirë dhe po ashtu ka thënë se vendimet e tjera mbesin në fuqi.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina.  Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne.  Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë.  Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”, ka shkruar Ahmeti.

27 raste të reja me COVID-19, Prishtina futet në karantinë