Punime në rrjet, KEDS tregon për vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)  njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:

Prishtinë

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV j5 Bardhosh (Kodi: 13000001)  prej orës 10:30 deri në ora 14:30

Vendet: Një pjesë e fshatit Bardhosh.

Arsyeja: Ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave.

2.

TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

LP 10kV Qyteti(Mazgiti)   (Kodi: 15019001  )  prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Mazgit te tyrbja, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Ujësjellësi, Berishët dhe Fakulteti i  Gazetarisë.

Arsyeja: Ndërrimi i izolatorëve.

3.

TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

LP 10kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010)  prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i izolatorëve për eliminimin e prishjeve të shumta në largpërçues.

Gjakovë

1.

TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja  10 kV Opterusha (Kodi: 82000010)  prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoçë dhe Zoçishtë.

Arsyeja: Montimi i ndarësit linjor në LP (lokacioni Zoqishtë).

Ferizaj

1.

TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja  10 kV  Jezerci (Kodi: 40042003  )  prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.

Arsyeja: Vendosja e ndarësit linjor 10kV.

Gjilan

1.

TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

Dalj  10 kV Kllokoti  (Kodi: 61065004)  prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Kllokot, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Xhylekarë.

Arsyeja: Bartja e rrjetit në shtyllat e reja të betonit.

Prizren

1.

TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalj  10 kV Bodrumi (Kodi: 30000014)  prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III dhe Zym.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.