Trepça

Punëtorët e Trepçës ende pa rroga, futen në grevë

Minatorët e Trepçës janë futur sërish në grevë, për shkak të mungesës së pagave.

As sot më 12 shkurt këta punëtorë nuk i kanë marrë rrogat e tyre.

Ky është një problem i vazhdueshëm muajt e fundit për minatorët e Trepçës ku qeveria është dashur që të ndërhyjë disa herë me ndarje të mjeteve  për sigurimin e rrogave për minatorët.

Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje ka konfirmuar se punëtorët e Trepçës ende nuk kanë marrë rrogat për këtë muaj.

“Punëtorët e Trepçës janë në grevë, rreth 100 minatorë kanë shkuar secilin nëpër horizontet e tyre por nuk janë duke punuar, arsyeja është vonesa e pagave, drejtori na ka njoftuar se pagat do të bëhen javën e ardhshme nga e hëna deri te premten, mirëpo minatorët kanë vendosur mos të punojnë.  “, tha Osmani.

Edhe në nëntor të vitit 2020 rreth 900 punëtorë të Trepçës ishin futur në grevë për shkak të mosmarrjes së rrogave.

Po atë muaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita ushtruesi i detyrës së drejtorit në minierën e Trepçës, Hysen Vrajolli.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe me U.D. të minierës me flotacion, Nexhat Dedia, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk përgjigjur në telefon.

Ende pa paga, rreth 900 minatorë vazhdojnë grevën