Foto: Ilustrim

Ende pa paga, rreth 900 minatorë vazhdojnë grevën

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë brenda minierës.

Arsye e grevës së minatorëve janë pagat të cilat ende nuk i kanë marrë.

Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës ka thënë për KALLXO.com se duke përfshirë minierën e Trepçës dhe atë të Artanës rreth 900  minatorë janë duke vazhduar grevën.

Kërkesa e vetme nga minatorët sipas Sadikut është pagesa, të cilën edhe sot në datën 20 nëntor minatorët nuk e kanë marrë.

Si shkak i grevës dhe mospagesës së minatorëve ka ardhur edhe dorëheqja e ushtruesit të pozitës së drejtorit në minierën e Trepçës, Hysen Vrajolli.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com thuhet se Vrajolli ka dhënë dorëheqje  të parevokueshme nga kjo pozitë.

“ Për shtatë muaj nuk kam lënë guri pa luajt prej vendi për me përmirësu ecurinë e prodhimit dhe aktiviteteve tjera në mënyre që Trepça të shkoj drejt rentabiliteti. kohëve të fundit një fushatë permanente është zhvilluar kundër angazhimit tim duke mos kursyer mjete e as metoda “, thuhet ne dokument e dorëheqjes së Vrjallit.

Po ashtu aty ceket se qeveria e Kosovës, ministria përkatëse dhe kryeministri kanë kërkuar haptazi dorëheqjen nga Vrajolli.

Minatorët e Trepçës sërish në grevë