Publikoi video me armë në dorë, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Pas një video të publikuar me armë në dorë, policia ka ndaluar dy të dyshuar ku gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, Prishtinë në orës 14:30.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njeri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.