Publikohet raporti 24 orësh për COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në 24 orët e fundit po ashtu janë shëruar 18 persona nga COVID-19, kurse numri i të hospitalizuarve është 11.

Aktualisht në Kosovë janë 132 raste aktive me COVID-19, ndersa janë bërë vetëm 21 testime në 24 orët e fundit.