Aktori Mentor Zymberaj gjatë interpretimin në shfaqjen “Ëndrrat e Hamletit. Foto: MZ.

Publikohet programi i festivalit të monodramës ‘MonoAkt 2024’

Edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë  “MonoAkt”, do të mbahet nga 8 deri më 14.06.2024 në Prishtinë.

Aktori dhe regjisori Mentor Zymberaj, drejtor i festivalit,  ka bërë të ditur përmes një postimin në Facebook, se festivali do të mbahet në Prishtinë dhe përveç shfaqjeve teatrore do të ketë edhe ekspozita, konferenca e vizita nga pjesëmarrësit në zona turistike të Kosovës.

Edhe këtë vit në kuadër të “MonoAkt 2024” do të mbahet programi i monoperformancave “Monostripi” dhe një punëtori teatrove.

“Festivali ‘MonoAkt’ është ndër festivalet më të suksesshme dhe njëherësh ndër festivalet më unike dhe më të veçanta të artit skenik, duke sjellë shfaqje dhe artistë eminent nga e gjithë bota!”- ka thënë Zymberaj.

Sipas programit, edicioni i 16-të i këtij festivali hapet më 8 qershor me konferencën për media në Fakultetin e Arteve, ndërsa programi zyrtar i festivali nis mq 9 qershor, me shfaqjen e monodramës “Ëndrrat e Hamletit” që jepet në ora 20:00 në teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Gjatë këtij edicioni janë paraparë të shfaqen disa monodrama nga vende të ndryshme, ekspozita, vizita në institucionet artistike e konferenca teatrore.

“MonoAkt 2024” do të mbyllet më 14.06.2024 me ndarjen e çmimeve .

Programi i ‘MonoAkt 2024’: