Protesta të dhunshme në Bregun Përendimor kundër Autoriteteve palestineze

Raportet e mediave të ndryshme thonë se dhuna ka shpërthyer midis protestuesve dhe forcave palestineze të sigurisë në disa qytete në Bregun Perëndimor. Në Ramallah qendrore, gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u hodhën për të shpërndarë protestuesit duke hedhur gurë dhe duke brohoritur kundër presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Reuters raporton se zemërimi po vlonpas sulmit vdekjeprurës në një spital në Gaza të martën, për të cilin autoritetet thonë se ishte një “masakër gjakftohtë” nga Izraeli.

Hamasi ka fajësuar për shpërthimin një sulm ajror izraelit, ndërsa ushtria izraelite ka thënë se spitali u godit nga një breshëri raketash e lëshuar nga grupi militant i Xhihadit Islamik Palestinez. Xhihadi Islamik gjithashtu mohoi përgjegjësinë.

Hezbollahu i Libanit, i mbështetur nga Irani, bëri thirrje për një “ditë zemërimi” që të përkojë me mbërritjen e presidentit amerikan Joe Biden në rajon.

Pas thirrjes së Hezbollahut, qindra demonstrues u përleshën me forcat libaneze të sigurisë jashtë ambasadës amerikane në periferi të Aëkar, jashtë Bejrutit, ku protestuesit hodhën gurë dhe i vunë flakën një ndërtese aty pranë, raportoi Agence France-Presse.

Policia hodhi disa raunde me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa mjekët trajtuan njerëzit e prekur nga gazi lotsjellës. AFP raportoi se protestuesit brohoritën “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”. Qindra u mblodhën gjithashtu në ambasadën franceze në Bejrut, duke ngritur flamujt e Hezbollahut dhe duke hedhur gurë që u grumbulluan në hyrjen kryesore të ambasadës./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala