Pamje nga protestat në Shkup. Foto: VOA/Reuters

Protesta të dhunshme kundër masave kufizuese në Bruksel

Mijëra persona kanë protestuar të dielen në Bruksel, duke kundërshtuar kufizimet e vendosura pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Policia në Bruksel përdori ujë e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e dhunshme kundër vaksinimit dhe kufizimeve për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Protesta të dielën tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz, disa prej të cilëve kishin ardhur nga Franca, Gjermania dhe vende të tjera.

Pamjet filmike tregonin protestues të veshur me të zeza duke sulmuar e thyer xhamat me sende të forta të një ndërtesë të përdorur nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian./VOA.