Ilustrim

Protesta e biznesmenëve serbë në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje

Në qendër të Mitrovicës së Veriut biznesmenët serbë në Kosovë janë duke protestuar për shkak të ndalimit të importit dhe konfiskimit të mallrave që vijnë nga Serbia.

Zv.drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani në një prononcim për KALLXO.com tha se Policia ka pranuar informatat se do të ketë protestë.

Elshani tha se në protestë janë rreth 50 persona.

“Policia ka pranuar informata nëpërmjet rrugëve të veta operative që do te ketë protestë ashtu siç është paralajmëru nga bizneset. Në protestë janë rreth 50 persona. Është nënshkru një peticion diçka mirëpo nuk ka ndonjë problem, do të thotë gjithçka është duke kalu ne rregull”- tha Elshani për KALLXO.com.

Media serbe në Koosvë, Kossev raporton se protestuesit po nënshkruajnë një peticion, i cili kërkon të mundësohet importi i të gjitha llojeve të mallrave të prodhuara në Serbi.

Si formë shtesë proteste është paralajmëruar sot pezullimi i punës së subjekteve afariste nga ora 12:00 deri në orën 14:00. Vendimi është marrë në një takim të mbajtur nga biznesmenët të premten.

Biznesmenët serbë protestojnë në veri për shkak të ndalimit të importit dhe konfiskimit të mallrave që vijnë nga Serbia