Foto-ilustrim

Prokuroria për vrasjen e katërfishtë në Pozheran: Burri dyshohet se vrau dy djemtë, gruan dhe veten

Ngjarje e rëndë që ndodhi para pak orësh në fshatin Pozheran të Vitisë ka ndodhur brenda familjes.

Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka njoftuar për dyshimet e para mbi rastin tragjik që ndodhi në Pozheran.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se burri me inicialet F.Z. me armë zjarri ka vrarë bashkëshorten e M.Z. dhe dy fëmijët e tij H.Z. dhe A.Z. dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes, sipas Prokurorisë kanë dal menjëherë Policia e Kosovës, Prokurori i rastit dhe ekipet mjekësore, të cilët kanë konfirmuar vdekjen e katër viktimave.

KALLXO.com mëson se viktimat kanë jetuar jashtë shtetit dhe kishin ardhur në Kosovë për pushime.