
Prokuroria: Nuk ka elemente të veprës penale te këshilltari i Kurtit
Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se e ka pranuar një raport njoftues nga Polica në lidhje me një postim në Facebook të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, por që nuk ka gjetur elemente të veprës penale.
“Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit konsideron se nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, prandaj, me autorizimin e prokurorit kompetent rasti është mbyllur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ai ka thënë se nesër do të paraqitet në Polici për t`u përgjigjur pyetjeve.
“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë…”, ka shkruar ai në Facebook.