Ilustrim: Policia Speciale te "Rrethi i Flamurit" - Foto: KALLXO.com

Prokuroria kërkon paraburgimin e tre të dyshuarve të arrestuar për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tre personave të dyshuar R.K. dhe  A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit. Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të lartcekur.

“Të lartcekurit me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka ndërmarrë operacione për bastisjen dhe ndalimin e tre personave me inicialet R.K., A.D dhe L.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 136 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit kanë përgatitur akte terroriste në Republikën e Kosovës.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, urdhër arrest ndaj të dyshuarit B.B., të cilin e kanë zbatuar autoritetet Gjermane”, bwhet e ditur nw njoftimin e Prokurorisw.

Mw tej nw njoftim thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar një armë automatike AK47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.