Ilustrim

Prokuroria e Gjakovës: Shtetas të Shqipërisë u angazhuan për të kryer tentimvrasje

Në disa faqe aktakuzë prokurori Ali Uka ka shpjeguar planin se Jeton e Veton Sutaj kishin angazhuar dy shtetas të Shqipërisë për ta qëlluar me armë Naser Qevanin.

Aktakuza shpjegon se dy të pandehurit në korrik të 2017-tës kishin angazhuar dy shtetas të Shqipërisë për të kryer aktin i cili nga prokuroria cilësohet si vrasje në tentativë.

Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Damjan të Gjakovës derisa viktima ishte në parkingun e restoranit “Gurra” dy shtetasit e Shqipërisë kishin shtënë katër herë në drejtim të tij. “Për fat të mirë i dëmtuari kishte arritur të dalë prapa restorantit e më pas në një mal aty afër ku kishte pritur ardhjen e policisë”,shkruhet në aktakuzë. Gjykimi për rastin ishte planifikuar të mbahej sot po në gjykatore kanë munguar dy të akuzaurit Sutaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Jeton Sutaj avokati avokati Gëzim Kollqaku, ka lajmëruar gjykatën për mungesën e të mbrojturit të tij, me arsyetimin se gjendet në Zvicër, ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Veton Gëzim Palokaj ka lajmëruar gjykatën se është në pushim vjetor.

Për rastin gjykata ka caktuar gjykimin e rradhës me 4 tetor.