Profesori nga Australia është duke kryer operacione të komplikuara tek fëmijët në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se për herë të dymbëdhjetë profesori dhe humanisti Paddy Dewan nga Australia, është duke kryer operacione tek fëmijët që kanë anomali të lindura kirugjike komplekse, në QKUK.

Sipas njoftimit, ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, kurse në tërësi do të operohen 19 fëmijë, kurse janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme kirurgjike.

Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndroj deri me 25 tetor 2023.