foto: Ilustrim

Prizrenasja tenton të vetëvritet pasi dhunohet dhe mbetet shtatzënë

Një grua në Prizren ka tentuar që të vrasë veten para dy ditëve.

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte tentuar që të vrasë veten duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Sipas viktimës, motivi i vetëvrasjes ishte pasi që e njëjta kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin e saj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky rast nga ana e policisë po cilësohet si dhunim.