Foto: Ilustrim
Prizrenasi dyshohet se e kanosi me thikë nënën e tij
10.4.2022 - 12:02
Një person është arrestuar dje në Prizren, pasi dyshohet se e kishte kanosur me thikë e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.
Policia ka njoftuar se nëna e tij është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari është në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ngjarja ka ndodhur në ora 19:20.