Ilustrim

Prizren, vdes një grua e moshës 74 vjeçare pasi goditet nga një kombibus

Një këmbësore në Prizren sot ka vdekur pasi është goditur nga një kombibus.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, aksidenti ka ndodhur pasi një kombibus duke manovruar më lëvizje nga mbrapa nga parkingu privat në drejtim të stacionit të autobusëve, duke mos pasur kujdes kalimin e këmbësorëve në atë pjesë, ka goditur një grua duke e futur nën pjesën e poshtme të kombibusit.

Viktima ka qenë e moshës 74 vjeçare.

Sipas Osmanollajt, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i emergjencës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Njësitet e hetimeve rajonale të trafikut rrugor bashkë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Me urdhër të prokurorit i dyshimti ndalohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar ne IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun privat te Stacioni i Autobusëve mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30.