Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, sulmohet fizikisht nga burri dhe kunata

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Prizren më 29 shtator.

Tutje Policia sqaron se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore.

Rasti është duke u hetuar.