Foto: Ilustrim

Prizren, rrahje mes babait dhe djalit

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 12:00.

Sipas Policisë, janë arrestuar dy persona (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë familjare.