Prizren, policia kap nëntë persona brenda lokalit

Nëntë persona të dyshuar në Prizren nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes të ndërmarrë si masë parandaluese për përhapjen  e virusit COVID- 19.

Policia ka njoftuar se gjatë një patrullimi pas mesnatës në Prizren, ka hasur në një lokal ku gjendeshin nëntë  persona të dyshuar, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Institucionet e vendit në vazhdimësi po bëjnë apel tek qytetarët për respektim të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

IKShP njofton se nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8 mijë e 541 mostra të dyshimta me virus dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok).

Rastet e reja dhe të shëruarit me COVID-19