Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren- Një burrë raporton në polici humbjen e vëllait

Një burrë nga Prizreni ka raportuar për humbjen e vëllait të tij.

Sipas raportit të policisë, vëllai i raportuesit është larguar nga shtëpia me datën 30 maj dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën Ekrem Rexha.