Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Prizren: Gruaja raporton se ia keqtrajtuan foshnjën në spital

Një grua nga Prizreni e ka raportuar në polici një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor.

Policia njofton se në raportimin që ishte bërë më 3 nëntor, thuhet se në Repartin e Gjinekologjisë mjekët gjatë lindjes i kanë shkaktuar foshnjës lëndime trupore.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke hetuar.