Vdekja e foshnjës në Pejë, prokuroria jep detaje

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të hetuar rastin e vdekjes së foshnjës në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se foshnja e tij ka vdekur gjatë lindjes në Spitalin e Pejës, duke ngritur dyshimet për neglizhencë të stafit mjekësor.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurori tha për KALLXO.com se Policia e Kosovës është urdhëruar të kryej hetimit, po nuk ka dhënë më shumë informacion.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për  ndërmarrjen e veprimeve hetimore  nga Policinë e Kosovës për ketë rast. Gjithashtu, është kërkuar të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Nuk mund të japim më shumë informata në ketë fazë” – tha pwr KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se foshnja e tij ka vdekur gjatë lindjes në këtë spital.

Sipas policisë, ankuesi dyshon se shkak i vdekjes së foshnjës së tij është neglizhenca e stafit mjekësor të Spitalit në Pejë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes,  foshnja  ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor”-thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

Vdes një foshnje në spitalin e Pejës, babai dyshon në neglizhencë të stafit mjekësor