Ilustrim

Vdes një foshnje 5 muajshe në QKUK, Policia e cilëson si të dyshimtë

Një foshnje 5 muajshe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa Policia e ka cilësuar si të dyshimtë, duke iniciuar hetime.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se foshnja ka qenë shtetase e Shqipërisë, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

Sipas Policisë, foshnja ishte e shtrirë në QKUK për trajtim mjekësor.