Vdes një foshnje në spitalin e Pejës, babai dyshon në neglizhencë të stafit mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të vdekjes së dyshimtë të një foshnje në Spitalin e Pejës.

Një person ka njoftuar policinë se foshnja e tij ka vdekur gjatë lindjes në këtë spital.

Sipas policisë, ankuesi dyshon se shkak i vdekjes së foshnjës së tij është neglizhenca e stafit mjekësor të Spitalit në Pejë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai), dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.