Duhan i kontrabanduar - Foto: Dogana e Kosovës (Arkiv)

Prizren, Dogana kap mbi 1 ton duhan të kontrabanduar

Dogana e Kosovës ka kapur mbi 1 ton duhan dhe cigare të kontrabanduar. Vlera e duhanit të konfiskuar llogaritet të jetë mbi 50 mijë euro.

Njësitë e Doganës kanë gjetur duhanin pas bastisjes në një depo në rajonin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Doganës pas bastisjes janë gjetur: 822 kg duhan i grirë, 28 pako cigare (1 pako =10kg), dhe 1 makinë për grirjen e duhanit.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.