Foto: Ilustrim

Prizren, burri i dehur rrah gruan

Një burrë dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Prizren rreth orës 23:40.

Viktima, raportohet se nuk ka dashur të marr tretman mjekësor.

Ajo pas intervistimit me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.