Foto: Ilustrim

Prizren, arrestohet një i dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunim.

Sipas PK, arrestimi ka ndodhur të dielën në ora 18:10.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur”- thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.